Safete Mustafa, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, është nënë e dy vajzave, të cilat janë pasuria e saj më e madhe.
Siç dihet, Vajzat e humbën të atin në moshë shumë të re, andaj lidhjen me të ëmën e forcuan edhe më shumë, shkruan “Kosovarja”.
Safetja, ka bërë të pa mundurën që vajzat e saj të kenë rritë e adoleshencë të mbarë dhe ia ka dalë suksesshëm.
Të gjithë ata që i njohin vajzat e këngëtares, flasin për kulturën dhe edukatën e tyre të mirë. Epo, nga do të dilnin?
Ndryshe, vajza e madhe e Safetes, Elsa, prej vitesh dëshmohet në botën e muzikës. Ajo, ka edhe projektin e saj muzikor dhe nga fotot që shpërndan në rrjete sociale, tregon edhe se është vajzë moderne, e pashme dhe atraktive, shkruan “Kosovarja”.