Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Vajzat mund të vishen si të duan”, Efi del kundër deklaratës së Ledionit

nga Revista Kosovarja

Një nga incidentet që u diskutua mbrëmjen e djeshme në “Prime” ishte edhe ai i Romeos ndaj Erjolës, i cili i hodhi banores pije në gjoks, veprim i cili është cilësuar seksist dhe ka prekur moderatoren.

Mbi artikull

Gjatë spektaklit, Ledioni duke komentuar këtë situatë përmendi veshjet e Erjolës, ku tha ajo ka marrë padrejtësisht komente negative, teksa u dha një mesazh edhe vajzave shqiptare të vishen si të duan, pa u ndjerë të paragjykuara. Mirëpo këtë deklaratë të Ledionit, duket se nuk e ka pritur mirë ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.

Ajo ka ri-postuar një shkrim në InstaStory ku thuhet:

“Vishuni si te doni vajza… Jo mo joo Nuk ekziston kjo. Vajza vishuni sipas vendit dhe normave. Pike! Kurre skam qene dakort me këto opinione demek “moderne”

Moneytizer Paragrafi 4

Veshja juaj eshte respekti qe keni ju per veten fillimisht, me pas ajo cfare kerkoni dhe prisni nga te tjeret.

Në zyren time, nuk lejoj nje vajze te me vije e veshur si për plazh… jo se paragjykoj, por eshte mungese respekti ndaj vendit ku po hyn (zyres/institucionit) dhe ndaj meje.

Vishuni duke ju pershtatur vendit dhe kultures së komunitetit PIKË”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]