fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vaktet e shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Sa herë e keni menduar fjalinë “çfarë do ha sot për drekë në punë”?

Dhe sa herë të tjera jeni menduar që në darkën paraardhëse se çfarë do t’u jepni me vete fëmijëve për të ngrënë në shkollë?

Me poshtë ju tregoj disa ide të ushqimeve të shëndetshme, të cilat mund t’i konsumoni gjatë vaktit të ndërmjetëm (dhe jo vetëm) në punë ose në shkollë.

 ORIZI

Është një prej ushqimeve më të thjeshta e njëkohësisht më të mira për t’u gatuar e konsumuar gjatë vaktit të ndërmjetëm e jo vetëm. I zierë, i skuqur me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, sushi apo risotto, orizi i shoqëruar edhe me perime bio, djathë ose fileto pule, është zgjidhja juaj e fillimit të javës sidomos, duke qenë se ofron një energji maksimale për organizmin

 VEZA

Jo vetëm ka një përmbajtje proteinike fantastike, por mund të gatuhet e të merret kaq lehtësisht me vete, sa që të gjithë nuk mund t’i thoni “jo”. Vezë e skuqur lehtë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, e zierë pak ose mesatarisht, e pjekur në furrë me djathë që në mëngjes, është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t’u konsumuar në punë ose në shkollë në mesjavë, kur lodhja ka filluar të bëjë punën e saj. Është kaq e mirë, e thjeshtë dhe… e shendetshme (sidomos e shoqëruar me pak perime të freskëta, të ziera ose të pjekura lehtë, sipas dëshirës).

PASTA

Më mirë, më lirë, më shëndetshëm (sigurisht që në masën dhe me përbërësit shoqërues të duhur)… vetëm PASTA! E zierë “al dente”, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, me gjalpë me përqindje të ulët në yndyrë, të pjekura në furrë me perime, ose thjeshtë me djathë (ose kos me përqindje të ulët në yndyrë sipas dëshirës) janë ushqimi më i përshtatshëm për t’u bërë miku juaj i përditshëm. Çfarë të shtoj më tepër? Pasta mbetet pasta: dashuri më vete!

 BUKË INTEGRALE

Në fakt nuk dëshiroj t’a quaj “sandwich”, sepse 2 feta të zakonshme buke integrale, të cilat mund t’i shoqëroni me perime të freskëta si: sallatë jeshile, lakër e bardhë ose e kuqe, fileto pule e hollë, djathë sipas dëshirës apo legume të ziera ose të pjekura, bizele, fasule, misër, etj, do të ishin thjesht “2 feta buke të mbushura me energji”. Ideale për të enjten e të premten, apo jo?

 PATATE

Amidoni i patateve është një përbërës që jo vetëm kombinohet në mënyrë perfekte e të shëndetshme me çdo lloj perime, por edhe përshpejto ndjesinë e ngopjes, duke bërë që të rritet kohëzgjatja ndërmjet vakteve të ditës. Ju mund t’i merrni ato me vete të përgatitura në mënyra të ndryshme të thjeshta e të shpejta, si: të ziera, të pjekura, të shoqëruara me perime, djathë, vaj ulliri ekstra të virgjër, legume, etj. Super!

PERIME

Sigurisht! Perime të të gjitha llojeve, të përgatitura në mënyra të ndryshme, si: të freskëta, të ziera, të pjekura, me pak djathë, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, në sallatë, në shoqërim për pastën apo orizin, etj, perimet thjesht janë fantastike, të shëndetshme… dhe më kryesorja… të zgjidhin punë shpejt e shpejt!


Etiketa: GatojcaVakteVakte të shëndetshme

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Kek me portokall dhe bajame të pjekura

7 ditë më parë
Gatojca

Receta si të bëni turshi me të gjitha llojet e perimeve

1 javë më parë
Gatojca

Një tortë e shijshme me banane në vetëm 15 minuta

1 javë më parë
Gatojca

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

2 javë më parë
Gatojca

Krepat me kripë janë vakt ideal i mëngjesit, do të jeni të ngopur për orë të tëra

2 javë më parë
Gatojca

Përtoni të skuqni speca, atëherë provoni fërgesën me domate dhe vezë

3 javë më parë
Postimi tjetër

Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga Perëndimi

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Zgjedhje të shpejta në veri, Kurtit po i kërkon edhe ministri i tij serb Nenad Rashiq

TË FUNDIT

Çfarë po “zihet” me Mozzikun dhe Dafinën?

9 minuta më parë

Janë dy emra që pothuajse çdo ditë përfshihen në media rozë. Këta të dy para pak minutave kanë postur një...

Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

11 minuta më parë

Efi Dhedhes ka qenë një prej emrave më të komentuar në media rozë muajve të fundit. Pjesëmarrja në edicionin e...

Kurti: S’ka dyshim, Serbia sponosor i terrorizmit brenda Kosovës

13 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizonim e dhunës terroriste në territorin...

Kim Kardashian shfaq belin e saj të hollë me të brendshme rozë

19 minuta më parë

Kim Kardashian dukej më në formë se kurrë, teksa shfaqi belin e saj me një set të brendshme “SKIMS” dhe...

Arrestohen edhe dy persona në Banjskë – iu gjenden sasi e konsiderueshme armatimi

23 minuta më parë

Mbrëmjen e së hënës janë arrestuar edhe dy persona afër fshatit Banjskë të Zveçanit. Rastin e ka bërë të ditur...

Shakira thotë se e sheh lumturinë si një “luks” dhe nuk është e bindur se është për të gjithë

28 minuta më parë

Shakira foli për jetën e saj pas ndarjes me futbollistin Gerard Pique, në një intervistë për “Billboard” të enjten. Këngëtarja...

MË TË LEXUARAT

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë?

E shantazhuan me publikimin e disa videove intime, Policia arreston dy persona për shantazh

Presidentja takon Clintonin dhe Clarkun, heronjtë amerikanë të Kosovës

Përse femrat e jashtëzakonshme kanë jetë më të keqe dashurore?

Zbulohet çfarë ka ndodhur mes ish-çiftit në Love Island Albania!

Rrëzohet një avion në Greqi, humb jetën piloti

Shkoi në gjendje të dehur në stacion policor në Prishtinë, gruaja “rrahu” tre policë

Më në fund, Adrola e pranoi indirekt lidhjen me Capital T

Regjimi i Vuçiqit transporton automjete të blinduara nga Kraleva në Rashkë

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist