fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Valdete Daka thotë se Presidentja mund të rrëzohet

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mund të rrëzohet.

Krejt kjo varet nga përgjigja që ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha po e pret nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Sipas Dakës, kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme.

“Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje. Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.

Gjykata Kushtetuese që dy vite ka në trajtim një lëndë të paraqitur nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha. Ai shprehet i shqetësuar që gjatë kësaj periudhe nuk ka akoma një vendim në pretendimet se i janë shkelur të drejtat gjatë kandidimit për deputet më 2021.

Tash e dy vjet, ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pret përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Berisha pretendon se në këtë proces, për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendit.

Por, Berisha nuk i ka të qarta arsyet e zvarritjes së vendimit nga Kushtetuesja.

“Nuk mendoj që ka pasur ndonjë arsye të madhe për faktin se çështja ka qenë shumë e lehtë për tu gjykuar, thjeshtë me u konstatu Gjykata Supreme a ka ba shkelje kushtetuese në momentin që ka marrë vendimin në atë kohë për orkestrim të votave, për faktin që ndryshe ka vendosur për ne, ndryshe ka vendosur për krejt të tjerët. Përveç ne që jemi dëmtuar prej atij vendimi, të tjerëve u është konfirmuar ajo çka kanë pretenduar”, ka deklaruar ai.

Kushtetuesja, që po e trajton këtë lëndë nga 2021-ta, thotë se është duke e trajtuar me seriozitet të lartë këtë lëndë, por që nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast.

“Gjykata i trajton të gjitha kërkesat në bazë të procedurave standarde të parashikuara për shqyrtimin e tyre dhe kohëzgjatja e vendimmarrjes në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti i çështjes që mund të ngërthejë një rast konkret. Si çdo kërkesë individuale”.

Nëse Berisha fiton rastin në Kushtetuese, ai pretendon se një deputet nga komunitetet joserb do ta humb mandatin.

Një precedent i ngjashëm kur një deputet ka humbur pozitën gjatë mandatit, është ai i Ethem Arifit.

Megjithëkëtë, në rastin e tij vota ka qenë përcaktuese për zgjedhjen e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, çka kishte çuar në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në rastin aktual të ngritur para Gjykatës nga Berisha, deputetët mandati i të cilëve kontestohet gjithashtu kanë marr pjesë në votime të rëndësishme sikur të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentes, por dallimi tani është se ato nuk janë vota përcaktuese në asnjërin rast.

Pavarësisht kësaj, njohës të çështjeve ligjore ngritin pikëpyetje se mund të ketë implikime në legjitimitet të këtyre votave.

“Kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme. Nëse rastin konkret, kandidati për deputet e fiton, presidentja e shtetit duhet të jap dorëheqje”, ka thënë Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Kushtetueses.

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente në raundin e tretë të votimit me 71 vota për, derisa në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.


Etiketa: Vjosa OsmaniValdete Daka

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kurti merr thirrje nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja

2 orë më parë
Aktuale

1000 vjet në dy minuta: Gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

3 orë më parë
Aktuale

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri

3 orë më parë
Aktuale

“Hotel Continental” hoteli ikonik i Ulqinit me pamje kah deti e Kalaja – vendi i eksperiencave të paharruara

5 orë më parë
Aktuale

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

5 orë më parë
Aktuale

Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës: Plagët janë të njoma

8 orë më parë
Postimi tjetër

Ndërron jetë regjisori dhe aktori nga Gjakova

Nëna e bën vetë synet foshnjen vetëm 20-ditëshe, i vogli vdes nga gjakderdhja

Pse nuk duhet t’u jepni para fëmijëve për kryerjen e punëve në shtëpi

TË FUNDIT

Si ta bëni partnerin tuaj të hapet më shumë me ju?

17 minuta më parë

Burrat zakonisht nuk kanë dëshirë që të hapen shumë sa i përketë ndjenjave të tyre. Por, sipas ekspertëve të lidhjeve...

Diferenca ideale në moshë që një marrëdhënie të zgjasë

32 minuta më parë

Hulumtimi i ri thotë se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj dhe sa më e madhe...

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2023

1 orë më parë

Dashi Tani ju mund të merrni me të vërtetë zhytjen që keni qenë duke u përpjekur të bëni për një...

Ja si kush po mundohet të duket Rina Balaj

1 orë më parë

Këngëtarja Rina Balaj njihet për stilin e saj me flokë të kuqe. Por, së fundmi në po këtë ngjyrë, artistja...

Xhuli ngacmon imagjinatën e ndjekësve në imazhet e reja

2 orë më parë

Juliana Nura po vazhdon të merr vëmendje në rrjetet sociale, ku është aktive çdo ditë. Së fundmi, ka postuar foto...

Nuk besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura të bënte test të atësisë

2 orë më parë

Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi...

MË TË LEXUARAT

Vajza e Noizyt qenka bërë zonjushë

BE-ja kërkon takim Kurti-Vuçiq në Bratisllavë

Kryetari i AGK-së: Bashkë me 30 gazetarë kemi ngecur brenda një lokali në Zveçan

Ariana Fejzullahu tregon muskujt e barkut nga palestra

Tuna merr përsipër një rrezik që pak kush e bën

Zhaklinë Lekatari pjesë e edicionit të tretë të “BBVA”?

Nuk besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura të bënte test të atësisë

Efi tregon ç’ndodhi me Zhaklinën në prapaskenë

Labi më nuk e fsheh imazhin e të bijes, është kaq simpatike

Kaltrina Ajeti ndryshon stil, nuk do ta njihni

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist