Valentina Kryeziu është femër e zonja, e shkolluar dhe e aftë në atë çfarë bënë, bashkëpunuese, elokuente dhe gjithmonë gati për më te mirën.
Valentina, është po aq unike sa edhe puna e saj. Shqiptarja që jeton dhe vepron në Aragau të Zvicres, është coach dhe hipnoterapiste, e po ashtu jep kurse për pregatitje të lindjes në nivele emocionale, mentale, fizike dhe spirituale, përmes metodes Hipnobirthing, që do të thotë lindje përmes hipnozes.
Valentina Kryeziu, aktualisht punon në ordinancen e saj në Spreitenbach të Aargauit, por edhe online. Përmes punës së saj, ajo i ndihmon klientët të transformojnë bllokadat emocionale dhe për të rikujtuar resurset që ka çdo njeri në brendësinë e vetë, në mënyrë individuale.
Valentina, e ka përfunduar trajnimin për instruktore të hipnozës së lindjes në Institutin Hypnobirthing Schweiz, në kohën kur vetë ishte shtatëzëne dhe po planifikonte të kryente procesin e lindjes në mënyrë natyrale përmes hipnozes.
“Prej qershorit 2021 kam nisur ta praktikoj këtë metodë, duke filluar nga vetvetja. Djalin e kam lind me metodën Hypnobirthing. Falë përvojes sime me kliente dhe pasionit tim për zhvillimin personal, i kam shtuar metodat dhe teknikat e ndryshme, duke krijuar një kombinim të veçantë të pregaditjes së lindjes, por jo vetëm. Klientet tregojnë se falë këtij kursi gjejnë më shumë paqe të brendshme gjatë shtatzanisë, po ashtu edhe gjatë procesit të lindjes”, thotë Kryeziu, duke treguar se ka mjaftë të interesuara për kursin e Hypnobirthing (lindjes përmes hipnozes), pasi në Zvicër është temë tejet e diskutuar se si të përgatitesh për procesin e lindjes dhe sigurisht kjo filozofi që e praktikon në mënyrë profeisonale, është tejet përfituese.
Pra, gratë duhet të marrin leksione, që jepen nga Valentina, për tu përgatitur për këtë mënyrë lindjeje.
Profesionistja e hipnozes dhe metodes së lindjes së fëmijes në mënyrë natyrale përmes hipnoznes, që është një eksperiencë unike dhe shumë më e lehtë, thotë:
“Në këtë mënyrë gratë e kanë krejt energjinë e asksesueshme dhe mund të fokusohen në atë që është më e rëndësishmja për to: Një lindje e sigurtë”.
Ndryshe, është vërtetuar se me këtë metodë ndodhin më pak ose fare intervenime mjeksore të pa nevojshme gjatë procesit të lindjes.
Hipnoterapistja, na tregon se ka edhe gra shqiptare që janë bërë pjesë e kurseve dhe lindjes përmes hipnozes dhe gjithashtu një numër i konsiderueshëm që kanë bërë kërkesa për tu informuar se çfare janë përparsitë e kësaj metode.
Valentina Kryeziu aktualisht po punon në projektimin e kursit për pjesmarrje në çift dhe grup. Për më shumë, atë e gjeni në këtë faqe Instagrami.