fbpx

Valon Syla reagon pas aktgjykimit dënues për tre të akuzuarit për sulm ndaj tij

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, për sulmin fizik kundër gazetarit Valon Syla, duke i dënuar me nga dy vite burgim efektiv (secilin veç e veç).

Mënjëhere pas përfundimit të seancës gjyqësore ka reaguar, gazetari Valon Syla.

Ky i fundit ka falëndëruar të gjithë për mbështetjen që i është dhënë gjatë kësaj kohe.

“Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pasë drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pasë brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/2428638220642215?ref=embed_post


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]