fbpx

Valon Syla – Vjosa Osmanit: Ti je veç presidente e VV-së

nga Revista Kosovarja

Analisti dhe gazetari Valon Syla i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani pas reagimit të kësaj të fundit lidhur me reagimin për lirinë e mediave në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Syla tha se presidentja ka gënjyer kur tha se Serbia i ka fajet për përkeqësimin e gjendjes së lirisë së shtypit.

Tutje ai tha se Osmani është veç presidente e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ngone pash jetën…Vjosa Osmani thotë Serbia i ka fajet per perkeqesim të gjendjes se lirise se shtypit… Kur me sulmuan mua, që reaguan dhe e denuan të gjitha institucionet ndërkombëtare e të vendit. Raportet e të drejtave të njeriut etj… Presidentja e vendit tim, nuk gjeti as një fjalë ti denoj sulmet… Plus sot paska dal me rrejt. Marre sherife. Ti nuk je Presidente e imja, ti je veç Presidente e Vetëvendosjes. A po boni pallacinka me nutellë e banane edhe sonte me Prindonin? Kolegë gazetarë mos u dorëzoni se nuk e kanë gjatë. #albanologji #vvjosa”, shkroi Syla në “Facebook”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]