fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vasfije Krasniqi: Ju premtoj se do të jem ai zë që doni ta dëgjoni

nga Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka thënë se do të jetë vetvetja në misionin për të përfaqësuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë, duke nënkuptuar se ka fituar votat për të qenë deputete.

Ajo në një postim në Facebook thotë se ka marrë mijëra mesazhe që e nxisin dhe e urojnë për të qenë zëri i atyre që përjetuan të njëjtën fatkeqësi si Krasniqi.

“Në këto ditë, kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe, urime, përshëndetje, nxitje, mbështetje, për të qenë vetvetja në misionin që më pret, zëri i fuqishëm institucional i të mbijetuarve. Ju falënderoj të gjithëve, një për një. U premtoj se do të jem ai zë që doni ta dëgjoni, do të punoj e luftoj për drejtësinë që na përket e që duhet ta arrijmë. Unë jam thellësisht e bindur që do të korrim rezultatet e shpresuara dhe këtë bindje ma jep prania juaj, mbështetja juaj, përkrahja juaj, dashuria që më shfaqni”.

Krasniqi ka shkruar se Vetëvendosje e ka ndër prioritete shtyrjen përpara të temave të tilla.

“Për mua ka qenë privilegj të garoj si kandidate e Lëvizjes Vetvendosje. Nr.4 që mbajta në këtë listë flet për prioritetin me të cilin ky grupim politik, i konsideron temat e përpjekjes së armatosur për liri, që ndërmorrëm 20 vite të shkuara. Të kesh në qendër të vëmendjes ata njerëz që më së shumti i goditi lufta e viteve ’98-’99, do të thotë përpjekje e qëllim për ta parë në sy të kaluarën, për të mbyllur me drejtësi e përmes drejtësisë pasojat e saj, do të thotë të mendosh ndërtimin e së ardhmes, pa pesha të mbartura e të mbetura nga e kaluara. Unë do të punoj për këtë, pa u lodhur, pa u ndalë, me zemër, me shpirt, me mendje”.

“Dita e zgjedhjeve, 14 shkurti i këtij viti, demonstroi qartë e bindshëm, se sa është rrënjosur ndër ne, kultura demokratike e shprehja më e lartë e saj: e drejta për të zgjedhur e për tu zgjedhur, liria për të votuar e për tu votuar”.

“Asnjë parregullsi evidente, asnjë ngjarje që të dëshmonte të kundërtën, përkundrazi. Fakti që më pas i gjithë shtypi e kanceleritë perendimore vlerësuan maksimalisht procesin elektoral, më mbush jo vetëm me një ndjenjë krenarie për popullin tim, por edhe më krijon bindjen se me një ecuri të tillë, me një pjekuri të tillë politike, drejt së ardhmes mund e duhet të shihet vetëm me optimizëm”.

Etiketa: Vasfije KrasniqiVasfije Krasniqi-Goodman

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Prishtina hap tender 250 mijë euro për rregullimin e varrezave

4 orë më parë
Aktuale

New York Times – Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

5 orë më parë
Aktuale

‘Google’ liston Uta Ibrahimin si një ndër gratë më me ndikim në botë

7 orë më parë
Aktuale

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

8 orë më parë
Aktuale

Grenell nuk ndalet, vazhdon ta godasë Kurtin

8 orë më parë
Aktuale

Gruaja e Adem Jasharit, e papërkulur deri në frymën e fundit

8 orë më parë
Postimi tjetër

Ava Max: Jam 100 për qind shqiptare

Dosja e UNMIK-ut që tregon se si dhe kush i vrau Xhemail Mustafën dhe Ekrem Rexhën

Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. Picture taken September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani - RC19C993F4C0

Vetëvendosje siguron 56 ulëse në Kuvend pa votat e diasporës

TË FUNDIT

Pas abortit nuk duhet të prisni një vit deri në shtatzëni të re

3 orë më parë

Ky është gabimi më i keq që mund të bëni kur përpiqeni të flini natën

4 orë më parë

Receta e maskës me qepë që rrit flokët brenda pak javëve

4 orë më parë

Prishtina hap tender 250 mijë euro për rregullimin e varrezave

4 orë më parë

Drake është arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye?

4 orë më parë

Tea: Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem

4 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Edhe vajza e Afërditës ka filluar të pozojë në mënyrë provokuese

Kjo është vajza që i vodhi zemrën Butës

Osmani dhe Kurti takojnë babain e 4 dëshmorëve, Sheremet Sejdiu

Ushqimet që duhet t’i hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë

Antonela heqë dorë nga Mevlani- ia lë Ledjanës

Asnjëherë mos merrni antibiotikë me këto pije

Jonida Vokshi i bën dedikimin e ëmbël Emit

8 gjëra që duhet t’i bëni herët në mëngjes

Efektet anësore të antibiotikëve, që mjekët nuk jua tregojnë

Gresa Behluli i thotë kunatës: Sa vëllaun e kujdesshëm e kam

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci