Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vatra të reja zjarri në Podujevë, angazhohet edhe FSK-ja

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehi dhe Repë.

Mbi artikull

Bulliqi tha se ekipet e tyre janë angazhuar maksimalisht në terren, me mbështetjen e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe FSK-së.

“Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të këtyre zonave që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve dhe të mbrojmë pronat”, shkroi Bulliqi.

Gjatë ditës së djeshme Podujeva është përballur me nëntë vatra zjarri, ku komandanti i zjarrfikësve në Podujevë tha se zjarret ishin të qëllimshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]