Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

nga Revista Kosovarja

Kërkimet për Beqir Malokajn në Istog hyjnë në ditën e gjashtë, ndërsa përpjekjet e njësive kërkuese dhe qytetarëve për të gjetur të zhdukurin vijojnë intensivisht.

Mbi artikull

Sot, ekipit iu bashkua edhe kryetari i komunës, Ilir Ferati, për të ofruar mbështetjen dhe praninë e tij aktive në terren.

“Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë”, ka deklaruar Ferati.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Sot, në ditën e gjashtë të kërkimit të personit të humbur, Beqir Malokaj, mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm. Ekipet nga njësitë lokale, FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët po bashkëpunojnë si rrjet i përbashkët, duke kërkuar çdo gjurmë të bashkëqytetarit tonë nga Saradrani, z. Malokaj.

Si institucion komunal, mbetemi të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe praninë tonë aktive kudo ku ka nevojë.

Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe përkushtimin. Qëndrojmë me shpresë që ta gjejmë Beqirin, shëndosh e mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]