Kufizimet e energjisë elektrike po vazhdojnë edhe sot. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai tha se kufizimet janë duke u aplikuar për shkak të instruksioneve të KOSTT-it.
“Aktualisht ne jemi duke apliku kufizime për shkak të instruksioneve të KOSTT-it. Ato do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës”, u shpreh Buzhala.
Kujtojmë që dje, Ministria e Ekonomisë pati njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.
Sipas njoftimit të ME-së thuhet se pas bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arritur që të evitohen reduktimet nga dje (e hënë) ora 14:00 dhe do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike./Indeksonline/