Deri në 300 veta në ditë, presin të marrin taksën komunale për regjistrimin e automjeteve në komunën e Prishtinës. Rreshtat e gjatë të pritjes nisin qysh herët në mëngjes, para se të nis puna e zyrtarëve komunalë.
Qytetarët që presin në rend për taksë komunale prej 10 eurosh, janë tepër të pakënaqur që e humbin ditën në pritje dhe në fund ka mundësi të mos arrijnë ta marrin fare dëshminë e pagesës.
Gjendja nuk është më e mirë as në shërbime të tjera komunale dhe kēto foto e video e dëshmojnë një gjë të tillë që është përditshmëri në komunën e Prishtinës.
Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duhet të kujdest për një zgjidhje të pajisjes së qytetarëve me dokumente të nevojshme duke shmangur apo zbutur tollovinë në komunë. S.K.