fbpx

Vazhdon edhe sot greva e autobusëve Podujevë-Prishtinë, udhëtarët mbesin në rrugë

nga Revista Kosovarja

Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë kanë vazhduar edhe sot (e premte) grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” njofton se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.

Përkundër reagimit të kësaj shoqate, nga Komuna e Prishtinës, dje kanë thënë se vendimi është ligjor.

Në grevë po marrin pjesë mbi 50 operatorë ekonomik- transportues me autobusë.

Si rrjedhojë e kësaj greve, udhëtarët e Llapit kanë mbetur pa transport publik tash e dy ditë në relacionin Podujevë-Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]