Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbi artikull

Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në seancën e së hënës në Hagë ka dëshmuar dëshmitarii 124-të i Prokurorisë, Naim Maloku, i cili pos tjerash, u pyet edhe për pozitën Jakup Krasniqi gjatë luftës. Dëshmitari tha se Krasniqi ushtroi për të paktën dy muaj pozitën e zëvendëskomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se këtë pozitë Krasniqi e mbajti në dhjetor të ’98-ës dhe në janar të ’99-ës derisa u caktua si anëtar i delegacionit në Rambuje, raporton

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen vetëm dy seanca gjyqësore

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.