fbpx

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 82-të.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi DhSK-ja, pasi ka mbaruar seanca e cila u mbajt e mbyllur.

Ndryshe, sa ishte seanca e hapur, mbrojtja e Veselit përmes avokatit Geoffrey Roberts e ngriti një çështje lidhur me kalendarin gjykatës për vitin e ardhshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]