Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë – Gjykata vendos arrest shtëpiak ndaj investitorit dhe punëkryesit

nga Revista Kosovarja

Një incident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur më 21 korrik në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim.

Mbi artikull

Sinjali raportoi se bëhet fjalë për viktimat Hazir Jakupaj, rreth 48-vjeç dhe Daut Bajraktari, rreth 50-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punës në një objekt në ndërtim, ku për shkaqe që po hetohen, të ndjerët kanë rënë nga lartësia. Ata nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Siç ka raportuar Sinjali, për këtë incident janë arrestuar dy persona të dyshuar për neglizhencë dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Të arrestuarit janë: Albert Margegaj, rreth 49-vjeçar dhe Xheladin Pozhegu, rreth 46-vjeçar.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas kërkesës, “më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

“Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2025”, njofton gjykata.