Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdekja e Nexhat Dacit, reagon Hykmete Bajrami

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Daci, duke e cilësuar vdekjen e tij humbje të madhe për familjen, miqtë dhe shoqërinë, si dhe duke vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit.Postimi i plotë:

Më mërziti lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës.Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë.

Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend dhe do të kujtohet për kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]