Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdekja e parakohshme e meshkujve mund të ketë lidhje me seksin?

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët janë befasuar nga rezultatet e hulumtimit Reduktimi i dëshirës seksuale te meshkujt mund të lidhet me një rrezik të shtuar të vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim japonez.

Mbi artikull

Shkencëtarët ende nuk kanë vërtetuar lidhjen shkakësore midis vdekshmërisë dhe dëshirës seksuale, por ata supozojnë se ulja e dëshirës seksuale mund të jetë një tregues delikat i disa problemeve të tjera shëndetësore.

Interesi seksual është i rëndësishëm sepse në përgjithësi është një tregues i shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës.
Analiza e publikuar në revistën “Plos One” bazohet në të dhënat e mbledhura midis 20.969 pjesëmarrësve (8.558 burra dhe 12.411 gra) mbi moshën 40 vjeç, të cilët kryenin ekzaminime të rregullta sistematike në prefekturën japoneze të Yamagata-s.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Yamagata studiuan interesin seksual, të cilin pjesëmarrësit e studimit e raportuan vetë në një pyetësor dhe më pas monitoruan shëndetin e tyre gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga 20,969 subjektet origjinale në periudhën e vëzhguar, 503 prej tyre vdiqën, raporton portali Science Alert. Gjithashtu u hetua lidhja midis interesit seksual dhe rritjes së vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e tjera, si vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare ose vdekja nga kanceri.

Vdekshmëria nga të gjitha shkaqet u zbulua të ishte dukshëm më e lartë te meshkujt që raportuan mungesë interesi për seksin.Lidhja u vu re pas përjashtimit të faktorëve të tjerë të rrezikut, si presioni i lartë i gjakut, diabeti, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, mbipesha dhe stresi.

“Ky është studimi i parë që shikon lidhjen midis libidos dhe vdekshmërisë në një komunitet më të madh,” shkruajnë autorët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]