Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdekja tragjike e çiftit/ Prokurori i krimeve të rënda del në vendin e ngjarjes

nga Revista Kosovarja

Një prokuror i krimeve të rënda me të pranuar informatën për rastin tragjik të ndodhur në bjeshkët e Junikut, ku mbeten të vdekur dy persona, ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mbi artikull

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se dy trupat e pajetë (burrë e grua) u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

“Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes për të parë nga afër se si ka ndodhur rasti tragjik”, tha Nikçi.

Moneytizer Paragrafi 4

Prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]