Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes 29 vjeçarja në aksidentin Prishtinë–Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

IndeksOnline raportoi më herët se një veturë në lëvizje, në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, ka goditur një këmbësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ndërkohë që pas dërgimit për tretman mjekësor, e aksidentuara nuk ka arritur që t’iu mbijetojë lëndime, duke ndërruar jetë.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë” ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]