Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes 42 vjeçari shqiptar, u qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët në Itali

nga Revista Kosovarja

Një shqiptar ka vdekur të dielen në Itali.

Mbi artikull

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Sant’Olcese në Genova.

Bëhet fjalë për Elton Bamin, i cili raportohet se vdiq pasi u godit me një pistoletë të elektroshokut nga forcat karabiniere, transmeton Klankosova.

Sipas mediave italiane, 42 vjeçari u raportua në polici nga fqinjët pë sjellje agresive.

Moneytizer Paragrafi 4

Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit.

Dy patrulla të karabinierëve mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit.

Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme.

Në atë moment, oficerët përdorën armën elektroshok tre herë për ta neutralizuar.

Thuhet se kjo ndërhyrje rezultoi të ishte fatale, duke shkaktuar vdekjen e shqiptarit.

Mjeku ligjor Isabella Caristo, ka konstatuar shenja të shumta goditjesh elektrike në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, e cila do të kryhet në ditët në vijim.

Prokuroria e Genovas, nën drejtimin e prokurores Paola Calleri, ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia.

Dy karabinierët që përdorën elektroshokun po konsiderohen si të dyshuar, për vrasjen.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një rast i ngjashëm u regjistrua në Olbia, ku një 57-vjeçar italian humbi jetën gjithashtu pas përdorimit të elektroshokut nga forcat e rendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/