Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes 74-vjeçari nga Vushtrria, ishte i prekur me Covid-19

nga Revista Kosovarja

Në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, mbrëmë ka ndërruar jetë një person i moshës 74-vjecari. I ndjeri ishte i prekur nga Covid -19 dhe që disa ditë po trajtohej në këtë spital

Mbi artikull

Lajmin për vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar, zyrtarë të spitalit.

Ndërkohë në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 38 pacientë për koronavirus, 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit të spitalit 30 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa 8 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor.

8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]