Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes aksidentalisht amerikani që trajnoi policët e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ronnie Dodd, një polic 69-vjeçar amerikan, ish-shef i Policisë në Red Bank të Tennesse në ShBA, ka vdekur të shtunën pas një aksidenti me motoçikletë.

Mbi artikull

Aksidenti ka ndodhur në pronën e tij në Sale Creek, Tennesse.

Siç raporton NewsChannel9, një televizion lokal në Tennesse, Dodd kishte shërbyer për një kohë në Kosovë dhe rajon.

Si misionar i ShBA-ve në Kosovë, ai kishte stërvitur taktikisht policët në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Dodd, kishte shërbyer si trajnues policor edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]