Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes aktori i njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i shqiptar, Fuat Boçi.

Boçi vdiç në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe do të varroset këtë të martë në orën 12:00.

Ai lindi në Voshtinë në vitin 1931, Boçi kishte një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957

Moneytizer Paragrafi 4

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai do të mbahet mend për rolet më të spikatura në kinëmatografinë shqiptare, nga Lipe Shtogu, te Belul Gjeraqina apo Llazi. Të gjithë shqiptarët e kanë parë edhe skeçin e njohur “Doni më për Belulin?” të luajtur me aq mjeshtëri nga aktori.

Për punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]