Vdes aktorja Shelley Duvall në moshën 75-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Aktorja amerikane Shelley Duvall, e njohur për filmat si “The Shining”, “Annie Hall” dhe “Nashville”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Partneri i saj Dan Gilroy e konfirmoi lajmin për The Hollyëood Reporter.

Duvall ishte e njohur për dramën 3 Gratë e vitit 1977, me regji të Robert Altman, për të cilën ajo fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe u nominua për një Bafta.

Duvall qëndroi jashtë ekraneve për dy dekada, përpara se të kthehej në “The Forest Hills” e vitit 2023, shkruan BBC,

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]