Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje

nga Revista Kosovarja

Dega e Lëvizje Vetëvendosje në Vushtrri ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i kësaj partie, Halil Mehmeti, në moshën 60 vjeçare.

Siç thuhet në njoftim, Mehmeti ka qenë prej aktivistëve të parë të partisë që drejton Kurti.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëaktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Moneytizer Paragrafi 4

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se sot në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë Halil Mehmeti, ose siç e thërrisnim të gjithë ne “Daja Lil”.

Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e Dajës Lil.

Daja Lil ka qenë i dashur për të gjithë. Bashkëpunëtor me secilin. I ndershëm dhe i guximshëm. Frymëzues për të gjithë ne, dhe i pakompromis me drejtësinë.

Andaj, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, miqtë dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë aktivistët e Qendrës sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

https://www.facebook.com/besim.muzaqi.54/posts/3416275805071265

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]