Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes arkitekti kosovar, ishte i prekur nga COVID – 19

nga Revista Kosovarja

hoqata e Arkitektëve të Kosovës kanë njoftuar se si pasojë e virusit COVID-19 ka vdekur arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti, në moshën 53 vjeçare.

Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja, dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona.Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]