Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes doktori i njohur, Mahmut Mumci

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur dr.Mahmut Mumci, i cili ishte ishte specialist i Pulmologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook.

“Në vitin 1972 përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa më vonë specializimin e përfundoi në degën e Pulmologjisë, në Zagreb”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ai kishte punuar si asistent për lëndën e Histologjisë në Universitetin e Prishtinës, e më vonë si pneumoftizolog në Departamentin Antituberkular, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]