Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.

I njëjti ishte i infektuar me virusin Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave. Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.

Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]