Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.
“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes”, ka shkruar Lladrovci.
I pari i Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP’së.
“Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!”, ka shkruar Lladrovci.
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10221042121556738
