fbpx

Vdes foshnja që u gjet e braktisur në bodrum dje në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Foshnja e porsalindur, që u gjet i braktisur dje në një bodrum në zonën e Yzberishtit, në Tiranë ndërroi jetë sot paradite në Maternitetin “Koço Gliozheni”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në facebook nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Balla ka treguar se Policia e ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi foshnjën.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]