Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

nga Revista Kosovarja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci.

Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë.

Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

AGK ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]