Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes i prekuri me koronavirus nga veriu i Mitrovicës

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë pacienti i prekur nga koronavirusi në Veri të Mitrovicë, i cili ishte transferuar në Nish të Serbisë ditën e diel, raporton Kossev

Mbi artikull

Lajmi për vdekjen e këtij pacienti në ditën e tretë pas pranimit në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, u konfirmua nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ndërsa sipas Milan Ivanoviq, i cili njoftoi për dy pacientë me koronavirus (njëri tashmë i ndjerë) nga veriu i Mitrovicës të dielën, në atë kohë që të dy pacientët u dërguan “në këmbët e tyre” dhe ishin në gjendje e mirë, si dhe që ky pacient kishte pneumoni të njëanshme, transmeton Klan Kosova.

Viktima e parë e koronavirusit nga veriu i Mitrovicës është mashkull i lindur më 1973, nga një fshat afër Bruces.

Moneytizer Paragrafi 4

Milan Ivanoviç më parë kishte konfirmuar se pacienti kishte ardhur në Mitrovicë tri herë në javë për dializë dhe pohoi se mjekët kishin vepruar në përputhje me rregulloret sa i përket infektimit nga Covid-19.

Ata e kishin izoluar pacientin në një dhomë të veçantë, me një aparat special për dializë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]