fbpx

Vdes ikona e modës, Roberto Cavalli

nga Revista Kosovarja

Dizajneri Roberto Cavalli ka vdekur në Firence në moshën 83-vjeçare.

Cavalli vinte nga një familje artistësh, pasi gjyshi i tij Giuseppe Rossi ishte një figurë udhëheqëse e lëvizjes Macchiaioli, me vepra të ekspozuara në Galerinë Uffizi në Firence.

Cavalli solli ndjeshmërinë e tij artistike në modelet e tij të modës, pas studimeve në Institutin e Artit të Firences, shkruan WWD.

Ai lançoi markën e tij të modës në vitin 1970, duke zbuluar koleksionin e tij të parë në Salon du Prêt-à-Porter në Paris, të mbajtur në Porte de Versailles.

Në vitet e fundit të jetës së tij, kompania e Cavallit ndërroi dy herë pronarët.

Clessidra përfundimisht mori përsipër kompaninë Cavalli më 2015, dhe ishte i suksesshëm në kthimin e firmës në qendër të vëmendjes.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]