Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur ish-komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ka qenë njëri ndër bashkëluftëtarët e parë të ish-komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

“Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.”, ka shkruar Geci.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka thënë se jeta e Jasharit ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit.

“Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]