Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes ish-kryetari i Komunës së Gjilanit

nga Revista Kosovarja

Vdes ish-kryetari i Komunës së Gjilanit

Mbi artikull

Ka vdekur ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Mustafa,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.

Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]