Këngëtari brazilian, 28-vjeçar, Darlyn Morais, ka vdekur si pasojë e kafshimit të një merimange.
Ai ka vdekur të hënën, një ditë pasi që ishte pranuar në spital, pasi që kishte zhvilluar një reaksion alergjik nga kafshimi.
Gjithashtu në spital është duke u trajtuar edhe vajza e gruas së tij, 18-vjeçare, që gjithashtu është kafshuar nga merimanga.
Gruaja e Morais, Jhullyenny Lisboa, ka thënë se vajza është në gjendje stabile,
Lisboa gjithashtu ka treguar se Morais përjetoi lodhje trupore dhe se iu mavijos fytyra si pasojë e kafshimit, shkruan DailyMail.
Morais ishte kafshuar nga merimanga më 31 tetor në shtëpinë e tij në në qytetin verilindor Miranorte.