Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes mjeku i njohur kosovar

nga Revista Kosovarja

Mjeku i njohur Zenel Kabashi ka vdekur sot në moshën 79-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë Dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar EndoMed-B në Facebook.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd.Për dekada punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]