Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes mjeku i njohur shqiptar nga koronavirus

nga Revista Kosovarja

Mjeku i njohur nga Shqipëria i hematologjisë Arjan Pushi, ka humbur betejën me koronavirusin.

Mbi artikull

Më herët u raportua se ai është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19.

Mësohet se Pushi, 58-vjeç nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetëra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Lajmin e hidhur e ka dhënë Bernard Pogoni, i cili u shpreh ngushëllime familjarëve teksa shkruan se Pushi ishte një mjeshtër i punës që ndër vite dhe kontributin e tij në shërbimin e hematologjisë jo vetëm në vendin tonë por në trevat mbarë shqiptar.

Moneytizer Paragrafi 4

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut të madh në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.

Mjeku është prekur javën e kaluar nga koronavirusi, dhe gjendja e tij u rëndua një ditë më parë. Mjekët në spitalin Infektiv u detyruan ta futin në intubim kolegun e tyre, nga ku ai nuk doli i gjallë.

COVID-19 preku një numër jo të vogël mjekësh dhje infermierësh të spitaleve tona, por ky është rasti i parë që përfundon me fatalitet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]