fbpx

Vdes në moshën 50-vjeçare reperi i njohur

nga Revista Kosovarja

Magoo, i cili ishte më i njohur si pjesë e dyshes hip-hop Timbaland & Magoo, ka vdekur në moshën 50-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e reperit u konfirmua nga artisti R&B, Digital Black (Benjamin Bush) i “Dru Hill” në një postim në Instagram të shpërndarë të dielën mbrëma (13 gusht). Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet.

Disa nga këngët më të njohura të Magoo – emri i vërtetë i të cilit është, Melvin Magoo Barcliff – përfshinin “Up Jumps Da’ Boogie”, “We at it Again” dhe “Party People”.

Reperi e filloi karrierën e tij në vitin 1989 kur u takua me Timbaland – kur të dy ishin adoleshent.

Gjatë viteve të tyre të formimit, Magoo dhe Timbaland ishin pjesë e një grupi të quajtur SBI (Surrounded By Idiots) që përfshinte Larry Live dhe këngëtarin Pharrell Williams.

 

Dyshja dolën me albumin e tyre debutues, “Welcome to Our World”, në 1997, i cili shfaqi këngën e tyre hit “Up Jumps Da Boogie”


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]