Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes në moshën 79 vjeçare aktori i njohur

nga Revista Kosovarja

Aktori Tony Sirico ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Ai është i njohur për serialin “Soprano” i cili u bë mjaft i njohur jo vetëm në mesin e shikuesve amerikanë, por edhe më gjerë.

Megjithëse ai luajti në gjashtë filma të regjisorit Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016, fama e tij nuk mund të krahasohej me atë që ai mori për rolin e Polit në serialin e suksesshëm.

“Një personazh më i madh se jeta në dhe jashtë ekranit. Do të më mungosh shumë miku im“, shkroi në Twitter aktroi tjetër i “Sopranos”, Steven Van Zandt.

Moneytizer Paragrafi 4

Ishte familja e tij e cila dha lajmin e vdekjes së aktorit amerikan, por nuk dihet ende shkaku i ndarjes nga jeta. Aktori la pas dy fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij.

Sirico, i lindur në vitin 1942 në qytetin e Nju Jorkut, ka portretizuar shpesh kriminelë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë filmat si “Goodfellas”, “Cop Land” dhe “Mickey Blue Eyes”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]