fbpx

Vdes në plazhin Artemisë të Greqisë, 56-vjeçarja shqiptare

by Revista Kosovarja

Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës.

56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja e saj, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]