Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në komunën e Lipjanit.
Në raport thuhet se viktima është e gjinisë femër, ndërsa e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.
‘Lipjan 01.10.2020 – 13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ishte dërguar në QKUK. Më vonë viktima ka ndërruar jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’.