fbpx

Vdes në spitalin e Pejës i burgosuri 85 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në spitalin e Pejës, pasi u dërgua atje me rekomandim të mjekut kujdestar.

Bëhet fjalë për të burgosurin Mehmet Maliqi, 85 vjeçar nga Lipjani.

Ai sot rreth orës 16:00 u dërgua në spitalin e Pejës si rast urgjent, ku edhe ndërroi jetë.

Mbi të rëndonte vepra penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”.

Ai ishte arrestuar më 19 janar të vitit 2018 dhe ishte i dënuar 10 vite.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]