Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes nga COVID-19 edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku

nga Revista Kosovarja

Pos shtimit të rasteve të reja me coronavirus, kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vdekurve që janë të prekur edhe nga coronavirusi.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të vdekjeve nga coronavirusi.

Në raportin e detajuar të IKSHPK-së, në mesin e 11 të vdekurve është edhe një mashkull i grupmoshës 10-19 vjeç.

I ndjeri është nga Komuna e Kaçanikut.

Moneytizer Paragrafi 4

Personat tjerë që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 janë: 2 nga Prishtina, 2 nga Gjilani, 2 nga Gjakova, derisa Prizreni, Kamenica, Podujeva dhe Istogu kanë humbur nga një qytetarë gjatë kësaj periudhe kohore.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,326 qytetarë që ishin të infektuar me coronavirus.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]