Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes nga koronavirusi, piktorja e famshme shqiptare

nga Revista Kosovarja

Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Blloshmi nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit pas luftës disa javore me të.

Piktorja shumë e famshme, shpesh krahasohej me Frida Kahlo-n për shkak të krijmtarisë së saj. Ajo, ishte ndër artistet e para që lëvroi performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.

Moneytizer Paragrafi 4

Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Krijmtaria e Bllomshit arriti t’i shmanget presionit të kohës, duke u fokusuar tek peisazhet, natyra e qetë, por dhe tek piktura qw konsideroheshin tw guximshme pwr kohwn. Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, periudhë e cila kujtohet si shumë delikate për artin shqiptar.

Gjatë viteve ’90, piktorja u bë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë jetë artit modern dhe postmodern përmes performancave dhe instalacioneve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]