Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një 21-vjeçar në Vushtrri

nga Revista Kosovarja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri. Drejtuesi i automjetit ka goditur një shtyllë të betonit, dhe pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima është i moshës 21-vjeçare.

Mbi artikull

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili urdhëruar që rasti të hapet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku një veturë me targa vendore me ngasës të dyshuarin m/k ka goditur një shtyllë të betonit me ç’rast i dyshuari ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]