Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një 34-vjeçar, ra nga skelet e një ndërtese në Prizren – Policia arreston pronarin e kompanisë

nga Revista Kosovarja

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar për nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 kur F.A. (34) nga fshati Caravik i Malishevës, ka rënë nga skelet e një ndërtese.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, prej nga është transportuar në QKUK Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.

Moneytizer Paragrafi 4

Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmarrin veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.