Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, është raportuar për një rast, lëndim i rëndë trupor, në fshatin Potok të Podujevës dhe me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani, është rrokullisur. Në këtë rast një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i janë shkaktuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për Indeksonlinë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se trupi i pajetë i viktimës F.K mashkull 48 vjeç është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.