Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një grua në Ferizaj, ra nga kati i 5-të i ndërtese

nga Revista Kosovarja

Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Mbi artikull

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 08.08.2025, rreth orës 16:35, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘12 Qershori’, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj, një person i gjinisë femër, e moshës 56 vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë i një ndërtesë banimi”, tha Veseli.

Tutje, ai u shpreh se njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa personi është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pak minuta më vonë, nga mjekët është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]